A ka paguar për foton me Trump-in? Ja si përgjigjet Lulzim Basha

22:49 | 20 Qershor 2017
Arbresh.info

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur nga emisioni “Studio e Hapur” në “News 24” rreth fotos me presidentin amerikan Donald Trump duke hedhur poshtë zërat se për këtë foto është paguar.

Basha u shpreh se “fotoja nuk ka kushtuar asnjë qindarkë dhe është e paçmueshme ashtu siç ishte takimi me liderin e botë së lirë presidentin Donald Trump”.

Pjesë nga intervista

Eni Vasili: Fotoja juaj me Trump u komentua shumë, madje u fol dhe për një çmim, rreth 20 mijë dollarë. Keni koment?

Basha: Po të ishte për çmim, do kishte bërë jo foto, por film Edi Rama se ai e ka provuar se me para blen dhe përpiqet të blejë gjithçka. Kjo fotoja nuk ka kushtuar asnjë qindarkë dhe është e paçmueshme ashtu siç ishte takimi me liderin e botë së lirë presidentin Donald Trump. Ne nuk do lejojmë që paqëndrueshmëria dhe ndërhyrja brutale e Ramës të cenojë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Kjo është garancia që marrëdhëniet me mua kryeministër do forcohen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme