Debati nëse do të ketë apo jo një koalicion të mundshëm PS-PD pas 25 qershorit është një temë mjaft e përfolur e javën e fundit, e për këtë ka dhënë një deklaratë të drejtpërdrejtë edhe Presidenti i zgjedhur i vendit Ilir Meta.
I ftuar në emisionin Studio e Hapur, Meta është shprehur hapur duke thënë se nëse ndodh diçka e tillë, nuk do të habiste askënd.
Meta ka vijuar më tej duke theksuar se nëse ky është qëllimi i PS dhe PD-së, atëherë ai duhet të shpallet publikisht.
“Kjo nuk do të habiste askënd dhe nuk ka arsye as për tu habitur e tronditur, ndodhta do ishte dicka pozitive nëse ky është qëllimi do ishte mirë të shpallej dhe tu jepej mundësia qytetarëve të shpreheshin për një koalicion të tillë.
Do ishte në nder të LSI të bënte opozitën në një situatë të tillë”, tha Meta./Gazeta Express
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...