Rudina Hajdarit, deputetes së Partisë Demokratike që refuzoi të linte mandatet bashkë me pjesën tjetër të kolegëve të saj në respekt të vendimit ekstrem politik të ndërmarrë nga kryetari Basha, iu bë një profil i pazakontë, tipik i një politikaneje rebele ndaj drejtuesve, në studion e emisionit “Open” të Eni Vasilit në ekranin e Top Channel.
Nga protesta e studentëve, te 8 dhjetori i Rinisë dhe deri te vendimet e fundit të PD-së, këto janë vetëm disa prej hapave që sinjalizuan distancimin e Rudina Hajdarit nga opozita e udhëhequr prej Bashës, duke sulmuar thuajse njësoj PD dhe PS. Megjithatë, duket se ka një arsye për gjithçka. A janë amerikanët pas Rudina Hajdarit?
“Sigurisht që unë këshillohem me miq të huaj, kam punuar në Kongresin amerikan, por nuk besoj dhe nuk mendoj se jam e privilegjuar prej tyre. Unë jam pjesë e komisionit të Jashtëm, atij të Integrimit, dhe interesohem nga afër për procesin e integrimit të Shqipërisë. Ne duhet të shohim një lloj mekanizmi që t’i provojmë liderët tanë në opinionin publik”, tha Hajdari.
Një tjetër dilemë e ngritur nga publiku, është a po përgatitet Rudina Hajdari të formojë një parti të re?
“Nuk besoj se është momenti për këtë gjë. Unë besoj se është koha e duhur për të bërë disa reforma të rëndësishme, si ajo e Kodit Zgjedhor, që do të sjellë shumë ndryshime, e ndoshta edhe ndryshim të sistemit politik. Ajo që dua unë të shoh është të kemi një tryezë që përfshin të gjithë faktorët politik, që të flasë për një reformë të thellë qoftë për partitë politike, ashtu dhe për Kodin Zgjedhor”, tha më tej Hajdari.
E kritikuar për artikulim jo të mirë nga Anila Basha, deputetja e PD-së thotë se gjithçka vjen si pasojë e të jetuarit për një kohë të gjatë jashtë. “Ndoshta komunikimi im ka ndonjë të metë, por më mirë me një të metë të tillë, por që flet sinqerisht”, tha ajo. Por si do të bindë popullin dhe të tjerët, ta votojnë atë për drejtimin e një opozite, qoftë edhe të vogël? “Nëse më jepet mundësia, ndaj jam këtu, do t’iu kërkoj të tjerëve të më besojnë për ndryshimin e vendit”.
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...