“Jeta e çdo qytetari është e shenjtë dhe kulisat e politikës nuk duhet të turbullojnë shenjtërinë e këtij muaji, qoftë të myslimanëve, apo edhe të vëllezërve të krishterë”, do të shprehej Ylli Gura një ditë para fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Pas mesazhit të myftiut të Tiranës reaguan demokratët. Fillimisht përmes Rilindjes Demokratike, kryeredaktori i së cilës e quan Ylli Gurrën “veglën e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, maskuar si myfti”.
“Nuk dënon drogën, korrupsionin dhe vjedhjet që i dënon Kurani, por bën thirrje për heshtje para krimit që ka kapur shtetin. Atëhere, cilët mesazhe qeverisëse po përçon ky klerik, që ka ngatërruar derën e xhamisë me atë të qeverisë, duke u kthyer prej kohësh në një axhami?”.
Myftiu i Tiranës, me origjine nga Librazhdi Ylli Gurra nuk ka pranuar të komentojë kritikat e PD-së.
Por nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho, i cili është kryesues i listës së Elbasanit, shpërndau në faqen e tij në Facebook shkrimin e Rilindjes Demokratike she shkroi:
“Mos u habit, sepse Myftinia e Elbasanit vendosi një kandidat nga radhët e saj në listat për deputetë të PS-së në këtë qark. Dhe të mendosh që nëna e PS-së, PPSH-ja, zhduku kishat e xhamitë. Për fat të keq, jo populli shqiptar, por drejtuesit e tij kanë kujtesë të vogël, e diktuar nga interesa personale, kur i bëjnë fresk komunizmit. Turp ku jemi katandisur”./opinion/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?