Qeveria e Shqipërisë ka miratuar Projektligjin për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, në të cilën thuhet se pakicat kombëtare në vend konsiderohen grekët, maqedonasit, vllehët, romët, egjiptianët, malazezët, boshnjakët dhe serbët.
Ky ligj është aprovuar për herë të parë në Shqipëri, dhe vjen pas kushtit të Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Shqipërisë.
“Ky ligj rregullon ushtrimin e të drejtave të pakicave kombëtare në Shqipëri, në përputhje me dispozitat e Kushtetutës së Shqipërisë, të Konventës në Kuadër të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare të ratifikuar në vitin 1999 dhe në traktatet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet mes tjerash në tekstin e këtij projektligji, shkruan “Danas”, përcjellë Klan Kosova.
Në nenin 3 të Ligjit thuhet se pakicat kombëtare tani janë njohur zyrtarisht me Ligj, me iniciativën e Qeverisë dhe Ministrit të Brendshëm, dhe me kërkesë të përfaqësuesve të pakicave.
Sipas regjistrimit të popullsisë në Shqipëri jetojnë 155 serbë , dhe jozyrtarisht rreth 40.000 serbë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...