Ish-presidenti, njëherësh dhe kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, ka folur sot për të ardhmen e Partisë Demokratike nëse humbet zgjedhjet në vitin 2021.
Në një intervistë në emisionin “Pa Protokoll” në Report TV, Nishani tha se statuti i PD nuk parashikon largimin e kryetarit nëse humben zgjedhjet.
Por teska u pyet nëse Basha duhet të lërë detyrën në rast të një humbje, ai u shpreh se nuk ka asnjë njeri të pazëvendësueshëm, por shtoi se dorëheqja është një akt vullnetar.
“Askush nuk është i pazëvendësueshëm. Dorëheqja është një akt vullnetar. Ne nuk e kemi të sanksionuar në statut. Nëse ne do të fokusohemi se kush do të jetë fati politik i secilit prej anëtarëve të koalicionit pas zgjedhjeve ne kemi deformuar platformën tonë. Që këtu dhe te ky nis krijimi i raportit të besimit“, tha Nishani./javanews/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...