A do t’i bëjë thirrje PD qytetarëve për të rrokur armët?

20:57 | 5 Shtator 2018
Arbresh.info

Lideri i opzoitës Lulzim Basha është përballur me një pyetje të vështirë këtë të mërkurë nga gazetari Peka, teksa intervistohej në lidhje me aktualitetin politik dhe ngjarjet e fundit kriminale në qytetin e Shkodrës.
I ftuar në syri.net, Basha është pyetur nëse ka ndërmend t’I bëjë thirrje qytetarëve për të rrokur armët, në kushtet kur shumë shpesh në retorikën e tij politike është përmendur termi konflikt civil.

Për më tepër lexoni pjesën e mëposhtë të intervistës:

Çim Peka: Z.Basha. E spostuat opozitën Shkodër për të marrë informacion pa filtër siç u shprehët, apo edhe për t’i dhënë zemër qytetarëve mbi situatën në të cilën ndodhet Shkodra?

Lulzim Basha: Të dyja pa dyshim.

Peka: Nga disa media u raportua se nuk kishte qytetarë që të pritën, apo të takuan përveç grupit opozitar.

Basha: Si nuk kishte qytetarë?

Peka: As në sallë dhe as në rrugë. Nga e morët informacionin?

Basha: Në sallë kishte një mbledhje të grupit të opozitës, natyrisht që në Shkodër në takuam edhe qytetarë edhe përfaqësues politikë, këto janë marrëzi. Nuk e di ku e keni parë apo e keni lexuar, por janë marrëzirat e freskoreve të qeverisë. Gjendja në Shkodër është shumë e rëndë. Aty duhej të ishte kryeministri. Kryeministri kishte zgjedhur të fshihej pas Taulant Ballës dhe Fatmir Xhafës, sepse siç e thash sot kryeministrin e kemi vetëm në letër. Kryeministër janë Bajrët, janë bandat, kryeministër në Shqipëri janë krimi i organizuar. Dhe Shqipëria nuk e përballon dot këtë gjendje. Kjo gjendje duhet të marrë fund një orë e më parë.

Peka: Z. Basha, situata është e tillë, dakord. Ka një konstatim që një pjesë e mirë e opinionit publik ose i analistëve kryesorë e marrin të mirëqenë pretendimin e opozitës. Megjithatë dje gazetari Andi Bushati…

Basha: Jo, jo, them që nuk është pretendim i opozitës por janë fakte dhe realitete sepse opozita e ka denoncuar prej pesë vitesh. Mund të na akuzosh se kemi qenë të parakohshëm, por s’mund të na akuzosh se s’kemi thënë të vërtetën prej ditës së parë. Dhe s’kemi paralajmëruar se Shqipëria po rrëshqiste drejt gjendjes ku është sot dhe do të rrëshqasë edhe më keq nëse ne nuk ngrihemi t’i vëmë fre’ bashkëqeverisjes me krimin dhe të ndajmë qeverisjen nga krimi.

Peka: Z. Basha në takimin e pardjeshëm në Shkodër a ka patur zëra nga përfaqësues të ndryshëm të opozitës se në rast mosveprimi nga qeveria, t’u bëhet thirrje qytetarëve për vetë armatosje?

Basha: Jo!

Peka: A e shikoni si opsion?

Basha: Sigurisht që jo! Sepse kjo në vetvete do t’i jepte fund politikës. Duhet të kuptojë diçka, ne ekzistojmë si parti politike, Partia Demokratike ekziston për t’i dhënë qytetarëve një zgjidhje politike, për të dhënë një alternativë, një shpresë, për t’i dhënë mundësinë që të kalojmë një bashkëqeverisje me krimin te një qeveri e cila në vend që të bëjë pakt me krimin e shtypë

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/a-do-t-i-beje-thirrje-pd-qytetareve-per-te-rrokur-armet-573304/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme