Nëse do të kemi apo jo një tjetër pagë lufte për të punësuarit, që janë prekur nga kriza financiare e koronavirusit është një vendim që i takon qeverisë.
Por Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj në një intervistë për RTV Ora u shpreh se pritet të bëhet një analizë për të gjithë personat që kanë përfituar. Sipas saj një pagë tjetër do të mendohet pasi të shikohet performanca e bizneseve.
Delina Ibrahimaj: Në fakt këto janë vendime të qeverisë, të këshillit të ministrave, ne jemi institucion zbatues. Në përfundim të procesit të paketave ne do të bëjmë një analizë për numrin total të të punësuarve që kanë përfituar nga këto paketa, nga mbështetja e qeverisë në këtë situatë dhe vetëm atëherë kur te kemi performancën e rezultateve të bizneseve do të mund të mendohet mbase një mbështetje tjetër, por këto janë vendime të qeverisë.
Sa i përket periudhës që bizneset kanë qenë të mbyllura, çfarë do të ndodhe me pagesën e siguracioneve?
Delina Ibrahimaj: Marrëdhënia e pagesës së sigurimeve i përket tatimpaguesit dhe punëmarrësit. Të gjithë tatim paguesit duhet të paguajnë detyrimet e sigurimeve shoqërore. Sa i takon paketës së parë bëhet fjalë me qarkullim nga 0-14 mln lekë në procesin aplikimit kishim parashikuar një hapësirë ku tatim paguesi donte të paguante sigurimet apo jo, por bëhet fjalë për tatimpaguesit nga 0-14 dhe që ishte mbyllur biznesi me urdhër të ministrisë. Ne presim të bëjmë deklarimet e tyre dhe të bëjnë pagesat brenda datës 20.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...