Gjatë fjalës së tij në Parkun Kombëtar të Divjakës, ministri i Turizmit, Blendi Klosi ceku ndër të tjera çështjen e ndërtimit ose jo të një resorti të mundshëm në zonën në fjalë.
“Besoj tani kemi një vendimmarrje të Këshillit të Investitorëve Strategjikë që e ka pezulluar të gjithë idenë për ndërhyrje në këtë park”, deklaroi Klosi.
Më tej shtoi:
“Jemi në fazën që ky park është super i mbrojtur, është një mbrojtje jo vetëm shqiptare, por edhe europiane, është shpallur si zonë Emerald dhe një zonë e mbrojtur e vlerë e Rrjetit Natura 2000. Në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE do të vazhdojnë të rriten kërkesat për t’u mbrojtur më mirë dhe jo për t’u rikthyer prapa.”
Ministri theksoi rëndësinë dhe vlerën e Zonave të Mbrojtura duke u shprehur se këto të fundit rrezikohen nga zhvillime të vrullshme të kohëve moderne./TCH
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...
Nagavci nënshkruan kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dh...
“Ishte vërtet e vështirë siç prisja të ishte”, deklarata e J...
Hamza nesër tubim në Zvicër: Pa diasporën, Kosova nuk do të ...
Trump emëroi 27-vjeçaren Karoline Leavitt si zëdhënëse të Sh...
Hoxha: Polici efektive në luftën ndaj krimit dhe e afërt me ...