Në emisionin Top Show, për kryeministrin Rama erdhi edhe një pyetje nga paneli i publikut ku një pensionist kërkoi në mënyrë të drejtpërdrejtë të dijë nëse do ketë rritje të konsiderueshme të pensioneve apo jo.
Rama tha se do të dëshironte shumë të rriste pensionet, madje këtë dëshirë do ta kishte kushdo që do të ishte në vendin e tij, por akuzoi mungesën e reformës së pensioneve, që e ka penguar qeverinë për të bërë rritje të konsiderueshme.
“Reforma e pensioneve duhet të ishte bërë 25 vite më parë, por për fat të keq u ndërmor vetëm gjatë këtyre viteve nga ne. Të gjithë ata që do të dalin në pension pas hyrjes në fuqi të reformës, do të kenë një trajtim shumë më dinjitoz me vlerën e pension që do të marrin. Ne po mundohemi që të bëjmë paketa solidariteti edhe për ata që kanë dalë në pension përpara kësaj reforme dhe madje kemi synim që të përmirësojmë diçka edhe për ata, por do të isha gënjeshtar nëse do të premtoja mrekulli”, tha kryeministri.
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...