Kryetari i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, është shprehur se themeluesi i kësaj force politike, Iilir Meta, është gjithmonë i mirëpritur të rikthehet në këtë parti.
Në emisionin “Studio e Hapur”, Vasili është shprehur se ditën që Meta, i cili aktualisht mban postin e kryetarit të Kuvendit dhe është presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, do të kthehet në LSI, do të jetë dita më e lumtur për të gjithë anëtarët e partisë.
I pyetur nëse do të kemi një LSI me kryetar Ilir Metën serish, Vasili është përgjigjur se: “Dita që Meta do të kthehet në LSI do jetë një ditë e madhe për të gjithë ne. Ne tashmë jemi shumë të lumtur që Meta është në krye të shtetit. Është një avantazh për të gjithë ne. Dhe tesera e tij do të jetë aty, për ta marrë në çdo kohë. Është tesera numër 1 e LSI”
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...