A do të jep dorëheqjen si kryeministër?

18:33 | 4 Maj 2017
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencen per mediat ashtu si e kishte njoftuar qe me heret. Ai ka thënë se ka për te ndare me publikun dhe te interesuarit disa informacione te rëndësishme.

Pse nuk e jep dorëheqjen si kryeministër, ja si përgjigjet Rama
Kryeministri Edi Rama i ka dhënë përgjigje të prerë pyetjes nëse do të bëjë apo jo një akt dorëheqjeje.

Pyetjes së gazetarit të “Panorama”, teksa e pyeti se vërtetë ai u votua nga 1 milionë shqiptarë, por reformat e qeverisë prekën edhe gjithë të tjerët që nuk e votuan, dhe nëse e mendon të bëjë një akt dorëheqjeje, Rama i ka dhënë këtë përgjigje:

mori 24%. Bëhet turi i dytë ku shumë nga ata që nuk e donin do e votojnë dhe do marrë 50+1.

Kancelarja e Gjermanisë në zgjedhje ka marrë me pak se koalicioni jonë, në demokraci qeveris ai që fiton dhe fituesi është i pari, ne morëm lemeri votash, është e ndarë kjo punë dhe nuk jemi thirrur të shpikim si funksionon demokracia.

Kur tentohet rishpikja e demokracisë si në vende fqinjë, janë raste fatkeqe, pakica nuk i imponon shumicës ndërrimin e pushtetit në tavolinë, kjo nuk funksionon.

Nuk bëhet fjalë për lojë me to me porta të vogla te fusha e qymyrit, por për përgjegjësi, pavarësisht se jeta politike fokusohet në një temë qeveria ka shumë tema me të cilat merret. Në axhendën time, politika zë 30% të kohës të tjerat i zë puna. /albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme