Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me mundësinë e një debati me kreun e opozitës Lulzim Basha. Por kreu i mazhorancës iu shmang këtij debati.
“Unë mendoj që Lulzim Basha është një kukull e vënë përpara nga ata që realisht janë udhëheqësit e asaj që quhet opozitë që janë Ilir Meta, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi. Lulzim Basha është një kukull. Mendimi im është që nuk kam përballë liderin real të gjithë atij konglomerati” – tha Rama në emisionin “Opinion”.
Rama foli edhe për hapjen e fushatës së opozitës që e quajti të rrezikshme.
“Ajo që ndodhi në sheshin Nënë Tereza ishte një shfaqje rrumpalle, por edhe e rrezikshme për shëndetin. Ç’kuptim kishte që u mblodhën gjithë ato makina dhe në një shesh këmbësorësh dhe që pastaj dolën të gjithë nga makinat ngjitur me njëri tjetrin. Këto lloj grumbullimesh siç tregoi edhe ajo që ndodhi në Shtetet e Bashkuara do të ketë efekte më vonë” – tha Rama.
Deputetja e VV: Bernard Nikaj i PDK-së dhe Petrit Selimi kër...
28 Nëntori brenda familjes së Isa Boletinit, ndër objektet m...
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur