Google ADS

A do ta pranon vendimin e gjykatës? Flet Sali Berisha

15:38 | 21 Dhjetor 2023
K.B

Ish kryeministri Sali Berisha e konsideron anti-kushtetues, procesin ndaj tij për heqjen e imunitetit.

Pyetur nga ABC News, nëse do të pranojë vendimin e gjykatës, Berisha tha se do të këshillohet me avokatët e tij dhe shtoi se do të japë përgjigje, kur ta ketë gati një të tillë.

“Ju e patë që ishte një proces anti-kushtetues, unë nuk pres që këta të mos marrin vendim. Kam avoketërit me të cilët do të këshillohem dhe do të jap përgjigjen kur të jem gati”, u shpreh Berisha për gazetarin Ervin Leka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme