Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se nëse SPAK e thërret do të shkojë atje.
Rama tha se vajtja në Prokurorinë e Posaçme nuk është fajësim.
I pyetur nëse e di që SPAK ka hapur hetim për rastin McGonigal, Rama tha se nuk ka asnjë problem dhe se kjo histori e bën për të qeshur.
Blendi Fevziu: Nëse SPAK do ju thërrasë, do shkoni zoti Rama?
Edi Rama: Mua?
Blendi Fevziu: Po!
Edi Rama: Po pse mos të shkoj. Patjetër. E vajtura në SPAK nuk është fajësim.
Blendi Fevziu: A e dini që ata kanë hapur një hetim për McGonigal?
Edi Rama: Ata të hapin çdo hetim që shohin të arsyeshme nuk kam asnjë problem unë. Dhe kjo çështje e McGonigal sidomos mua më bën shumë për të qeshur. Më krijon një të papërmbajtur gaz kur thoshte Konica.
Blendi Fevziu: Pse?
Edi Rama: E kemi shpjeguar këtë tani. Me këtë do merremi tani? Shqipëria ka hapur negociatat për anëtarësim. U premtove njerëzve që do flasim për ekonominë dhe pensionet. Tani shkojmë te McGonigal merremi me telefonin e një hallexhie, dalim ke këta hallexhinjtë e tjerë. Këta janë njerëz në hall./tvklan.al
Arrestohen pesë persona në Fushë Kosovë, tentuan të vjedhin ...
Kurti uron Kryepeshkopin e ri të Kishës Ortodokse Autoqefale...
Në kërkim prej 3 vitesh/ Kapet në Holandë dhe ekstradohet në...
Turqia i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet për Sirinë për...
Tragjedia në Koçan/ Mickoski: Do të ketë hapa dhe vendime me...
Rikthimi në Big Brother VIP – Egli Tako humb 10 mijë ndjekës...