Shqipëria dështoi të merrte një përgjigje pozitive nga Këshilli i Europës për hapjen e negociatave me BE. Një ditë pas mbledhjes së Këshillit, presidenti i Francës , Emannuel Macron në një dalje për mediat u shpreh se ndryshe nga Maqedonia e Veriut, për Shqipërinë kishte disa vende kundër çeljes së negociatave.
Ndërkohë, kjo deklaratë u interpretua në mënyra të ndryshme nga palët politike në vendin tonë, ku opozita shprehet se qeveria nuk i plotësoi kushtet, ndërsa mazhoranca deklaron se problemi nuk qëndron tek Shqipëria, por te debati mes vendeve të BE.
Lidhur me këtë çështje, ka reaguar edhe nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i cili shprehet se dje kryeministri Edi Rama, teksa fliste për negociatat nxori si gënjeshtar presidentin francez. Emannuel Macron. Duke u nisur nga kjo deklaratë, Vasili shtron pyetjen nëse Macron do ta padisë kryeministrin për shpifje.
Postimi i Vasilit
Skandali. A do ta padise Makroni Edi Ramen per shpifje???
Dje Edi Rama ne menyre te pacipe dhe plotesisht i vendosur ne zanatin e genjeshtarit ordiner,pa qene hiç fare prezent ne tavolinen ku diskutoheshin negociatat,duke u perpjekur te nxjerre genjeshtar Presidentin Makron tha:
“Nuk ka patur një shumicë vendesh kundër Shqipërisë, ka patur vetëm dy vende kundër Shqipërisë:Holanda dhe Damimarka.”
Presidenti Makron shume qarte,me ze dhe me figure deklaroi se nje shumice vendesh ishin kunder Shqiperise.Ja deklarata e Presidentit Makron:
“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë te gjere që Maqedonisë së Veriut ti hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë”.
A do ta padise per shpifje Presidenti Makron kete Edi Ramen??
Sigurisht qe jo.Askush nuk e ka kohen teper qe te merret me nje te marrë.
Ne jemi te detyruar,sigurisht nga halli,sepse na ka mbetur i marri ne dere.
Megjithate shiheni edhe nje here ne VIDEO deklataten e Presidentit Makron edhe me titra shqip bile,qe te bindeni se cfare genjeshtari ordiner kryeminister kemi ne me kete biçimin Edi Ramen./Opinion.al
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...