Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë, thotë se në 24 orët e fundit, janë kryer 5812 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 998 qytetarë, në këto bashki: 306 raste në Tiranë, 90 në Shkodër, 70 në Durrës, nga 40 raste në Lezhë, Vlorë, 39 në Krujë, 36 në Elbasan, 30 në Fier, 29 në Kavajë, 28 në Sarandë, 23 në Lushnje, nga 16 raste në Kukës, Kamëz, Berat, 15 në Gramsh, nga 14 raste në Malësi e Madhe, Kurbin, Vorë, nga 12 raste në Gjirokastër, Mallakastër, nga 9 raste në Vau i Dejës, Patos, Korçë, 8 në Librazhd, nga 7 raste në Has, Divjakë, Pogradec, nga 6 raste në Skrapar, Kuçovë, Himarë, nga 5 raste në Dimal, Devoll, nga 4 raste në Rrogozhinë, Peqin, nga 3 raste në Belsh, Cerrik, Poliçan, Përmet, Delvinë, Roskovec, Shijak, Tropojë, nga 2 raste në Pukë, Mirditë, Dibër, Mat, Këlcyrë, Memaliaj, Kolonjë, nga 1 rast në Prrenjas, Maliq, Dropull, Libohovë, Finiq, Selenicë, Bulqizë, Fushë Arrëz.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 3 qytetarë: një qytetar 43 vjeç nga Fieri, një qytetare 65 vjeçe nga Tirana dhe një qytetare 74 vjeçe nga Kavaja.
Janë 12,528 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 149 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 866 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 139,257 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...