94 mijë dollarë sekuestrohen në Rinas, dy libianë nën hetim

15:06 | 29 Prill 2023
A. B.

94 mijë dollarë amerikanë janë sekuestruar në Rinas. Dy shtetas libianë janë nën hetim për çështjen.

Gjate kontrollit fizik, në çantën e dorës të shtetasit K. A., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumen prej 45.900 dollarësh amerikanë, shkruan Euronews Albania.

Ndërsa shtetasit M. M., shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan shumën prej 48.100 dollarësh amerikanë.

Në vijim të veprimeve, shtetasit libianë K.A., 55 vjeç dhe M. M., 49 vjeç, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, bën me dije policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme