Zjarret në Shqipëri kanë përfshirë rreth 90 % të saj dhe së fundmi një zjarr i madh po rrezikon edhe Manastirin.
Një zjarr i madh ka rënë në orët e fundit në zonën e Ardenicës në Fier, por ajo që e bën më shqetësuese situatën është fakti se zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe po shfaros hektarë të shumtë me pisha.
Sipas raportimeve nga terreni, ndërhyrja është e vështirë për mjetet tokësore pasi terreni është shumë i thyer.
90% e vendit e kërcënuar nga flakët e zjarreve
90 për qind e territorit të vendit është nën rrezikun e zjarreve. Më problematike situata është në qarkun e Vlorës.
Për shkak të terrenit të vështirë, dy helikopterë nga Greqia kanë operuar nga ajri për shuarjen e zjarrit, në një operacion që koordinohet në kohë reale me sallën e emergjencave civile. Edhe në fshatin Sllatinë, në Dibër një sipërfaqe e madhe pylli me pisha u përfshi nga akët.
Në ndihmë të zjarrkësve dhe forcave të ushtrisë ka ardhur një helikopter. Vatra zjarri janë shënuar edhe në Tiranë, në Malin e Dajtit, Shëngjergj dhe Ndroq, në Lezhë, Durrës, Elbasan, Gjirokastër dhe Korçë, shkruan Tv Klan.
Deri më tani në të gjithë vendin janë djegur mbi 200 ha pyje dhe rreth 300 ha shkurre dhe kullota. Pavarësisht ndërhyrjes së ushtrisë, problematike mbetet mungesa e shërbimit zjarrkës në 23 bashki të vendit nga 61 që ka i gjithë vendi.
Autoritetet thonë se në 90 për qind të rasteve zjarrvëniet janë të qëllimshme, ndërsa temperaturat e larta kanë favorizuar riaktivizimin e disa prej vatrave te zjarrit.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit