Brenda 15 ditëve Policia në Durrës ka arrestuar 9 persona, 7 prej të cilëve kanë qenë në kërkim ndërkombëtar.
Ata janë të dënuar ose janë në proces gjyqësor, për vepra të rënda penale të tilla si “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Krime me armë kundër personit”, “Pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, dhe “Trafik personash e shfrytëzim prostitucioni”, kryer ndër vite.
Për të gjithë këta shtetas, autoritetet ligjore të Shqipërisë po kryejnë procedurat e ekstradimit.
Përveç këtyre rasteve, që kanë të bëjnë me krime të kryera jashtë territorit të vendit, janë arrestuar edhe persona për “Armëmbajtje pa leje”.
Në 2 aksione, personat e arrestuar janë kapur në kushte të flagrancës dhe dyshohen si pjesëtarë të grupeve të strukturuara kriminale.
Në këtë kuadër, është arrestuar edhe një punonjës policie, për shkak se i ka mundësuar një shtetasi të pajisej me armë në kundërshtim me ligjin, arrestim i kryer të martën.
“Do të vazhdojmë goditjen e grupeve kriminale e të godasim bazën ekonomike të këtyre grupeve akoma më fort, sesa ka ndodhur këto ditë. Kjo është një betejë e gjatë, por ne jemi të vendosur ta çojmë deri në fund. Policia e Shtetit fton qytetarët të telefojnë falas në numrat 112 ose 129 për të denoncuar çdo shkelje të ligjit apo veprimtari kriminale, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të ashpër në çdo rast”, sqaron policia.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...