I moshuari, Hasan Vatnikaj i cili kishte humbur është gjetur i pajetë në ujërat e liqenit Fierzë në Koman të Tropojës.
85-vjeçari banues në Bajram Curri nuk ka shenja dhune në trup dhe dyshohet se është vetëmbytur. Më datë 11.12.2020, në Komisariatin e Policisë Tropojë, kanë bërë kallëzim familjarët për humbjen e tij, i cili vuante nga skleroza dhe nuk shikonte mirë.
Tropojë:
Më datë 14.01.2021, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Rajës”, në ujërat e liqenit Fierzë, Koman, Tropojë, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit të humbur Hasan Vatnikaj, 85 vjeç, banues në Bajram Curri. Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit Hasan Vatnikaj nuk janë konstatuar shenja dhune. Në bazë të veprimeve hetimore dyshohet se ky shtetas është vetëmbytur. Më datë 11.12.2020, në Komisariatin e Policisë Tropojë, kanë bërë kallëzim familjarët për humbjen e shtetasit Hasan Vatnikaj, i cili vuante nga skleroza dhe nuk shikonte mirë. Nga shërbimet e Policisë janë marrë të gjitha masat për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për vlerësim./TCH
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...
Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Gjakovë