Më 8 nëntor 1941, disa anëtarë të grupeve komuniste të Shkodrës, Korçës dhe Tiranës, të cilat ushtronin aktivitetin e tyre ilegal që nga mesi i viteve ’30, u mblodhën në një shtëpi të thjeshtë tiranase dhe shpallën krijimin e Partisë Komuniste.
Në formimin e PKSH-së nuk u zgjodh udhëheqësi i saj, por koordinator i degëve të partisë u caktua Enver Hoxha, i cili ishte sekretar i partisë në Tiranë, por në mars 1943 në Konferencën e Vendit, Enver Hoxha u zgjodh kryetar partie.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe çlirimit të Shqipërisë nga Italia dhe Gjermania, PKSH-ja merr pushtetin në dorë dhe Enver Hoxha në këtë periudhë luante rolin e kryeministrit, ministrit të Punëve të Jashtme, ministrit të Mbrojtjes dhe udhëhiqte ushtrinë e vendit.
Periudha 40-vjeçare e sundimit të Enver Hoxhës, u karakterizua edhe nga eliminimi i opozitës, dënimet e kundërshtarëve politikë me vdekje ose burgime të gjata dhe dëbimet e familjeve të tyre nga shtëpitë ku jetonin dhe internimet e tyre në fshatra të thella, ku kontrolloheshin nga policia dhe Sigurimi i Shtetit.
Gjithashtu, diktatura komuniste, u karakterizua nga metodat staliniste të asgjësimit të bashkëpunëtorëve të tij, që kërcënonin pushtetin e tij personal.
Komunizmi në Shqipëri pësoi rënie në vitin 1989./kp
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...