Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte pjesë e ceremonisë së 80-vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, në Varshavë.
Meta shkruan se prezenca e tij ishte me ftesë të Presidentit të Polonisë, Andrzej Duda.
Presidenti thekson se Shqipëria ishte viktima e parë në Europë e kësaj murtaje të njerëzimit, duke kaluar me kurajë sakrifica të jashtëzakonshme, nga fillimi deri në çlirim.
“Shumë i nderuar të merrja sot në Varshavë, në ceremoninë e 80-vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, me ftesë të Presidentit të Polonisë, z.Andrzej Duda.
Përulje përpara dhjetëra milionë viktimave, heronjve e dëshmorëve që humbën jetën në emër të lirisë e dinjitetit njerëzor, pavarësisë e sovranitetit, gjatë tragjedisë më të madhe që ka njohur njerëzimi.
Bashkë me shumë krerë shtetesh, shprehëm solidaritetin për forcimin e paqes dhe ndërtimit të një botë më të mirë, që në themel duhet të ketë lirinë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe besimin e ndërsjellë.
Të gjithë së bashku të punojmë për lirinë, paqen dhe dinjitetin njerëzor, që tragjedi të tilla, të mos përsëriten kurrë më.
Të bëjmë çdo përpjekje për të mbrojtur çdo ditë vlerat e demokracisë dhe lirisë, që na bashkojnë me NATO-n dhe Bashkimin Europian.
Shqipëria ishte viktima e parë në Europë e kësaj murtaje të njerëzimit, duke kaluar me kurajë sakrifica të jashtëzakonshme, që nga dita e parë e pushtimit, 7 prillit 1939, deri në ditën e fundit të çlirimit të Europës.
Krenar për kontributin dhe qëndresën heroike të popullit tonë në luftën ndaj nazi-fashizmit”, shkruan Meta.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...