Kriza e energjisë elektrike në Shqipëri ka detyruar kompaninë e shpërndarjes së energjisë OSHEE që të marrë 80 milionë euro overdraft në bankat tregtare vendase.
Të dhënat zyrtare tregojnë se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ka lidhur 8 kontrata kredie me 4 banka për blerjen e energjisë elektrike.
2 linja overdrafti u lëvruan në nëntor dhe 3 të tjera në muajin dhjetor.
Afati për shlyerjen e overdraftit është 1 vit.
Kjo kredi është pjesë e paketës së ndihmës që dha qeveria për sektorin energjetik pas rritjes së çmimeve të energjisë në tregjet botërore.
Në total ekzekutivi miratoi një fond 200 milion euro për të garantuar borxhin e OSHEE, me synimin që kredia të kishte risk të ulët pagese dhe interesa të ulëta.
Interesi i overdrafteve për bizneset në nëntor dhe dhjetor ishte mbi 5 për qind, ndërsa bonot e thesarit me afat 12 muaj varionin mes normave 1,6 dhe 1,7 për qind.
Vetëm për gjysmën e dytë të vitit, OSHEE shpenzoi 228 milion euro për të siguruar energjinë kundrejt një çmimi 206 euro për megavat orë. /Euronews.al
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...