Google ADS

8 vjetori i Shenjtërimit të Nënë Terezës, Ambasada e SHBA-së në Shqipëri: Ia kushtoi jetën lehtësimit të vuajtjeve të të varfërve

10:05 | 5 Shtator 2024
E.G

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka përkujtuar ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Duke e cilësuar si simbol të bamirësisë dhe përkujdesjes, ambasada e SHBA-së shprehet se kjo ditë shërben si një kujtesë e fuqishme e rëndësisë së veprimeve të vogla për të frymëzuar ndryshim, shkruan Arbresh.info.

“Sot, bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, në nder të Nënë Terezës, shenjtores me origjinë shqiptare, e cila ia kushtoi jetën lehtësimit të vuajtjeve të të varfërve përmes bamirësisë, vullnetarizmit dhe përkujdesjes. Në të njëjtën ditë, Shqipëria kremton edhe Ditën e saj Kombëtare të Nënë Terezës. Kjo ditë shërben si një kujtesë e fuqishme e rëndësisë së veprimeve të vogla dhe aftësisë së tyre për të frymëzuar ndryshim, duke i bërë jehonë fjalëve të Nënë Terezës: “Unë e vetme nuk mund të ndryshoj botën, por mund të hedh një gur nëpër ujëra për të krijuar shumë valëzime”.’, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë./Arbresh.info/

Të ngjashme