Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 8 humbje jete dhe 510 raste të reja me coronavirus nga 2198 testime, ndërsa të shëruarit janë 477. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
224 raste në Tiranë, 40 në Fier, 35 në Durrës, 22 në Shkodër, 21 në Vlorë, 16 në Mirditë, nga 12 raste në Elbasan, Lezhë, nga 10 raste në Kamëz, Peqin, nga 9 raste në Kavajë, Berat, Kuçovë, 8 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 6 raste në Librazhd, Sarandë, nga 5 raste në Rrogozhinë, Mat, Skrapar, nga 4 raste në Pogradec, Dibër, nga 3 raste në Kukës, Tropojë, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh, nga 2 raste në Devoll, Pukë, Përmet, Shijak, nga 1 rast në Korçë, Has, Mallakastër, Delvinë, Prrenjas, Klos, Patos, Cerrik.
Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 3 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetar nga Tropoja, të moshave 57-78 vjeç.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 477 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 30,276 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 346 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar përhapjen e COVID-19, teksa fot hyjnë në fuqi masat e reja të miratuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve që kanë të bëjnë me:
Kufizimin e lëvizjes së popullatës nga ora 20:30 deri në orën 6 të mëngjesit duke filluar nga data 24 dhjetor deri në datën 4 janar. Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme. Personat që lëvizin për arsye pune apo të domosdoshme pajisen me autorizim përmes portalit e-albania.
Po ashtu, kemi marrë vendim: kufizimin e aktivitetit të bareve dhe restoranteve, fast food, lokale, që ofrojnë shërbim për klientët nga ora 20:30 deri në orën 6 duke filluar nga data 24 dhjetor deri në datën 4 janar. Duke përjashtuar shërbimin në banesë.
COVID-19 – Statistika (24 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 510
Të shëruar në 24 orë 477
Të shtruar në spitale 346
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2198
Testime totale 247,451
Raste pozitive 54,827
Raste të shëruara 30,276
Raste Aktive 23,426
Humbje jete 1125
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13089
Fier 1597
Shkodër 1313
Durrës 1288
Vlorë 1062
Korçë 964
Elbasan 925
Berat 886
Lezhë 878
Gjirokastër 506
Kukës 488
Dibër 430
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...