Ky pallat është një nga pallatet që ka pësuar dëme nga lëkundjet e tërmetit te 26 nëntorit të vitit të kaluar.
Kane kaluar tetë muaj, e asnjë grup ekspertësh të institutit të Ndërtimit apo të bashkisë Durrës nuk shkuan për ta verifikuar, duke lënë në ankth banorët e këtij pallati në lagjen 5 të qytetit.
ABC News ishte pranë banorëve, të cilët me metër, nivel dhe plumçe nivelimi përpiqen të tregojnë se në çfare gjendje ndodhet ky objekt.
E ndërsa duket qartë që nga jashtë objekti ka çeduar afro 70 cm, edhe nga brenda nivelimi tregon se ka një pjerrësi të madhe.
“Ky është pallat i çeduar në plate. Se si mund të riparohet dhe si mund ta kthejnë pallatin në gjendje të mëparshme le të flasin teknikën. Por është e pamundur që të drejtohet pallati”, shprehet ai.
Banorët kërkojnë një tjetër akt-ekspertize të thelluar, ndaj edhe çështja e tyre nuk është në bashki si gjithë objektet e tjera, por në Prokurorinë e Durrësit.
“Italianët e cilësuan shumë mirë se çfarë duhet bërë. Erdhën ixhiierët e parë dhe e panë dhe thanë që pallati ka probleme të mëdha, por kjo ra në vesh të shurdhër. Në momentin që u çua të Instituti i Ndërtimit kjo ndryshoi”, thotë një banor.
Banorët tregojnë se pallati jo vetëm që ka ceduar, por ka pësuar edhe një përdredhje mbi katin e gjashtë. Sipas tyre, pallati ka patur probleme që në ndërtim, pasi nga 250 pilota që duhet të kishte nuk është vendosur asnjë
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...