Rreth 2 mijë nxënës të shkollave 9-vjeçare në kryeqytet dhe 6 mijë të tjerë nga rrethet, po përgatiten për të thyer rekordin “Guinness Cup Song Albania”.
Një duet midis tokës dhe duarve njerëzore në emer të paqes, shpresës dhe bashkëjetesës do të jetë ky eventi që do të bëjë bashkë nxënës të talentuar nga të gjitha shkollat.
Sirea Film, në bashkëpunim me bashkinë e kryeqytetit dhe Ministrinë e Arsimit synojnë të thyejnë një rekord botëror.
Një çast, një vend, një ritëm ku të rinjtë shqiptarë do të japin një lajm të mirë për botën: për paqe, dashuri dhe bashkëjetesë.
Në sheshin “Skënderbej” të rinj nga shkolla të ndryshme do të performojnë me kupa plastike këngën Cup Song. Prej gati dy muajsh, nxënës të përzgjedhur nga shkolla të ndryshme të Tiranës janë organizuar në prova të vazhdueshme në krijimin e muzikës ritmike përmes gotave.
Kur një solist këndon dilemën “Të rri apo të iki”, 2 mijë veta do të formojnë fjalën “Albania” të ulur.
Me një përfshirje mbarëkombëtare, eventi do të zhvillohet njëkohësisht edhe në sheshet kryesore të qyteteve të ndryshme si Shkodër, Durrës, Vlorë, Korçë, Elbasan.
E pyetur nga ATSH-ja, Mariza Hatia nxënëse në shkollën “Sabaudin Gabrani” (Tiranë) tregon se ky organizim përbën një mundësi të mirë për t’i dhënë prioritet edhe talenteve të të rinjve. Sipas saj, performanca do të shërbejë si frymëzim për të përsëritur organizime të tilla.
Më 25 mars, 2000 nxënës do të formojnë emrin “Albania” ndërkohë që 2000 tollumbaca me mesazhe do lëshohen drejt qiellit e mbi 100 dritare të ministrive do të hapen njëherësh, në kryeqytet.
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...