Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kanë nderuar të rënët për çlirimin e atdheut në Varrezat e Dëshmorëve.
Kur sot shënohen 79-vjet nga çlirimi i Shqipërisë, Begaj dhe Rama vendosën kurora me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”. Sipas Ramës, kjo është “ditë kujtese e sakrificës sublime të mijëra të rinjve e të rejave që ranë heroikisht në emër të lirisë”.
Gjithashtu, në këtë ceremoni merrnin pjesë edhe personalitete të tjera politike të vendit, midis tyre edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Ndërkaq, më herët, kryeministri Rama shpërndau edhe një video të cilën e shoqëronte me urimin për çlirimin e vendit.
“dhe bashkë me urimin për festën e madhe të çlirimit, ju uroj të gjithëve një ditë të paqtë”, shkruan Rama.
Shqipëria mbyll kryesimin e nismës SHBA-Karta Adriatikut me ...
Kurti do të marrë pjesë në një konferencë në Sarajevë për ra...
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Lipjani: Bas...
Rruga që lidh Deçanin me Gjakovën drejt asfaltimit
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit