Google ADS

79 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

18:39 | 27 Shtator 2022
E.H

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 808 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 79 qytetarë.

Janë 514 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë Shqipërinë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,817 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme