Mbrëmjen e sotme PDIU, Shoqata Patriotike “Çamëria” dhe Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”, organizuan pelegrinazhin në Varrezat e Kllogjerit, të Konispolit, për 78-vjetorin e gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë.
Në këtë vend humbën jetën më shumë se 2900 çamë, të cilët u larguan me dhunë nga trojet e tyre.
Veç qytetarëve me origjinë çame morën pjesë dhe kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, deputetja Mesila Doda, deputeti Nustret Avdullaj.
Varreza monumentale u ndërtua në vitet 2012-2013.
Të pranishmit në ceremoni vendosën lule e kurora me lule tek memoriali.
Shpëtim Idrizi u shpreh se, nuk harrohen kriminelët që kanë vrarë.
Pas kurorës me lule tek Memoriali kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi në fjalën e tij në Kllogjer, tek memoriali i varreve çame, u shpreh se, nuk harrohen kriminelët që kanë vrarë të parët tanë.
“Që të jesh në vorrezat e Kllogjerit është pikërisht vendi për të kuptuar përmasat e tragjedisë mbi shqiptarët e Çamërisë. Është pikërisht ky vend ku ne përjetojmë edhe njëherë tjetër të gjithë atë tragjedi njerëzore që është ushtruar mbi ne shqiptarët e Çamërisë. Është vendi ku ne përjetojmë edhe njëherë tjetër atë testament të madh të vuajtjeve dhe të prerjes së jetëve njerëzore që janë pikërisht njerëzit dhe familjarët tanë , tha në fjalën e tij Idrizi./abcnews.al/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë