78 vjet nga lindja e Leka Zogu I

07:53 | 5 Prill 2017
Arbresh.info

Sot bëhen 78 vjet nga lindja e Leka Zogu I, pretendent për fronin mbretëror.

Ai lindi më 5 prill 1939 dhe  ishte djali i vetëm i Mbretit Zogu I dhe Mbretëreshës Geraldina. La trashgimtar një djalë të vetëm Leka Zogu II pretendet për Fronin Mbretëror të shqiptarëve.

Pas largimit të Familjes Mbretërore në Egjipt, në vitin 1946, Princi Leka filloi studimet në kolegjin britanik “Victori Collegie” të Aleksandrisë dhe më pas në “British Boys School”, të cilat i përfundoi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1954.

Pas transferimit të Familjes Mbretërore në Francë, në vitin 1955, Princi Leka tashmë 16-vjeçar, regjistrohet në kolegjin e Olon-it në Zvicër, ku mori edhe diplomën në vitin 1956.

Në vitet 1956-1958 Princi Leka vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake Mbretërore të

Sund’hurstit në Londër (Royal Military Academy), ku pas diplomimit me rezultate të shkëlqyera u titullua oficer, me gradën toger. Në vijim studioi për Shkenca Politike dhe Ekonomike në “Universite De Sorbone” të Francës, ku ndoqi gjithashtu edhe kursin intensiv të gjuhëve orientale.

Më 9 prill 1961, pas vdekjes së Ahmet Zogu, Leka Zogu bën betimin si Mbret i Shqiptarëve në moshën 22 vjeç, në ceremoninë speciale të organizuar në hotelin “Bristol” të Parisit, në prani të ish-deputetëve të Parlamentit të Mbretërisë Shqiptare, si dhe të 70 delegatëve të përzgjedhur nga e gjithë mërgata. Ne vitin 1975 Leka Zogu I u martua me Mbretëreshën Suzan.

Nga viti 1979, jetoi bashkë me Familjen Mbretërore Shqiptare në Johannesburg, në Afrikën e Jugut. Ne vitin 1993, vjen për herë të parë në Tiranë, por detyrohet të largohet të nesërmen, pas ndërhyrjes së autoriteteve të asaj kohe.

Në 11 prill 1997, vjen sërish në Shqipëri, duke organizuar vizita, takime e bashkëbisedime në të gjitha rrethet e vendit. Merr pjesë në referendumin e organizuar për formën e regjimit më 29 qershor 1997 dhe më 11 korrik 1997, largohet nga Shqipëria. Rikthehet për të jetuar përgjithmonë në Shqipëri me 28 qershor 2002. Kthimi i Familjes Mbretërore u krye me ftesën e 76 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë jetës në emigracion, Leka Zogu është angazhuar në biznesin e konstruksioneve të porteve detare dhe import-eksportin e lëndëve të para, duke kryer veprimtarinë e tij njëkohësisht në Spanjë e në Britaninë e Madhe me shtrirjen e aktivitetit që nga SHBA e Kanadaja, në Lindjen e Mesme dhe deri në Japoni e Australi.

Në vitin 1972, Leka bëhet nismëtar i Kuvendit të Madridit për të bashkuar të gjitha forcat politike të emigracionit shqiptar sipas motos “Atdheu mbi të gjitha!” Gjatë këtyre viteve Leka I, zhvilloi takime me shqiptarët kudo në botë.

Gjatë viteve të fundit, Leka I ishte tërhequr nga jeta aktive politike e shoqërore. Funksionet publike kryheshin në vend të tij nga i biri, Princ Leka, dhe përfaqësues të Partisë Lëvizja e Legalitetit.

,Leka Zogu I vdiq në moshën 72 vjeçare  duke qenë pretendent për fronin mbretëror.

Pas shumë ditësh i shtruar në spital në reanimacionin e neuro-kirurgjisë në spitalin e Tiranës, ai pati ndërruar jetë. Ishte një duhanpirës rekord, ka pasur probleme me rrugët e frymëmarrjes dhe nga anoreksia e theksuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme