Google ADS

78 të infektuar dhe tri viktima nga koronavirusi në Shqipëri

17:45 | 6 Mars 2022
A. B.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 78 raste pozitive për Covid-19. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 1,146 testime të kryera kanë rezultuar të infektuar 33 qytetarë në Tiranë, 6 në Fier, Gjirokastër, 5 në Elbasan, 4 në Sarandë, 3 në Mirditë, Patos, 2 në Lushnje, Delvinë, Devoll, Kuçovë, 1 në Shkodër, Kukës, Tropojë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Mallakastër, Vlorë, Dropull, Pogradec.

Janë 1,531 pacientë aktivë me COVID-19 në Shqipëri.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 46 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Po ashtu, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Kavaja 68- vjeç, një qytetar nga Tirana 71 vjeç dhe një qytetar nga Durrësi 77 vjeç.

Statistika (06 Mars 2022)

Raste të reja ditore 78
Të shëruar në 24 orë 114
Të shtruar në spitale 46
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1,146

Testime totale 1,752,127
Raste pozitive 272,210
Raste të shëruara 267,197
Raste Aktive 1,531
Humbje jete 3,482

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 431
Fier 276
Lezhë 189
Elbasan 113
Vlorë 104
Kukës 102
Berat 99
Shkodër 86
Gjirokastër 63
Korçë 45
Durrës 19
Dibër 4 /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme