Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama zhvilluan homazhe të Varrezat e Dëshmorëve në kuadër të 74-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
Ata vendosën kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.
Në këtë ceremoni janë të pranishëm edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe veteranë të luftës.
Partia Demokratike nderoi dje kujtimin e rënëve duke vendosur kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.
Të majtët respektojnë 28 nëntorin si Ditën e Pavarësisë dhe 29 nëntorin si Ditën e Çlirimit, ndërkohë që të djathtët i përkujtojnë të dy festat më 28 nëntor./tch
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin