Sot janë bërë 73 vjet nga themelimi i NATO-s, aleancës më të madhe politiko-ushtarake të të gjitha kohërave.
Në një reagim në rrjete sociale, Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka shkruar se “sot njësoj si 73 vjet më parë, është sërish NATO që garanton sigurinë kolektive të hapësirës Euro-Atlantike dhe të botës demokratike”.
“NATO është sot më relevante se kurrë, anëtarët e saj më të bashkuar se kurrë përballë sfidave e kërcënimeve të sigurisë, si ato që vijnë nga agresioni i paligjshëm rus në Ukrainë”, u shpreh ministrja.
“Krenarë që Shqipëria është anëtare e NATO-s. Por mbi të gjitha, jemi krenarë që Shqipëria është anëtare e besueshme e Aleancës që jep një kontribut që shkon përtej kontributit që supozohet të japë një vend i përmasave të Shqipërisë, qoftë në misionet e NATO, qoftë për garantimin e stabilitetit e sigurisë rajonale”, shkroi tutje Xhaçka në Twitter./arbresh.info/
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...
Xhaka: Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë, gëzuar 28 N...
Grenell uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohës p...
Drita uron 28 Nëntorin me një video të veçantë
Osmani; Kjo ditë e shenjtë për kombin tonë, mori kuptim edhe...