Google ADS

73 grabitje në pak muaj, policia kap pas 7 muajsh hetime dy grabitësit shqiptarë

20:31 | 3 Tetor 2019
L G

Kishin mbi 70 grabitje në banesat e italianëve dhe kishin arritur të vidhnin në këto shtëpi sende e para që kapnin shifrën e 20 mijë eurove.

Ky është bilanci i arritur nga vetëm dy grabitës me origjinë shqiptare. Karabinierët i kanë arrestuar shqiptarët në moshat 32 e 36 vjeç të cilët më së shumti kanë grabitur në Santa Maria Capua Vetere dhe Casaluce (Ancona).

Hetimet për kapjen e shqiptarëve u zgjatën përreth 7 muaj. Pikënisja ishin 7 grabitje në rradhë të kryera mes disa shtëpive që nuk ishin larg njëra- tjerës. Vjedhjet u kryen në muajin shkurt dhe stili i tyre ishte identik, çka ka bërë që policia të nisë hetimet e bindur se kishte të bënte me një grup që kryente bastisjet.

Grupi hynte në apartamente duke hapur dyert ose dritaret. Pasi bastisnin sendet me vlerë, iknin me makinë duke përdorur autostradat. Grabitësit shqiptarë nuk e kishin problem që të vidhnin dhe banesat që ndodheshin në lartësi, pasi arrinin të ngjiteshin në katet e sipërmes përmes kangjellave apo tubave./Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme