70-vjeçari i jep fund jetës, vetëvaret me litar

00:14 | 25 Mars 2017
Trina Galanxhi

Një 70-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur me litar ditën e some rreth orës 18:00 në fshatin Çerenec i Epërm të Bulqizës.

Burime zyrtare raportuan se i moshuari me inicialet L.M. ishte varur me litar në kasollen e bagëtive, ndërsa trupi ishte parë nga djali i tij.

Eksperti mjeko-ligjor gjatë këqyrjes së trupit të viktimës nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune a dëmtim tjetër përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja në litar.

Kanë qenë familjarët e të 70-vjeçarit, ata që kanë raportuar ngjarjen në polici.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme