Nuk u zgjua dot nga koma vajza 7-vjecare, e shtruar dje ne urgjencën pediatrike të spitalit të Durrësit me shenja gripi.
Ajo ka ndërruar jetë edhe pas ndihmës qe iu dha nga bluzat e bardha, te cilat thonë se gjendja ishte shume kritike.
Gazetari i “Panorama” raporton se vajza 7-vjeçare, ishte nxënëse e klasës së dytë. Ajo u soll pasditen e djeshme ne pediatrine e Spitalit, ne gjendje kritike. Nga ekzaminimi i pare mjeket konstatuan se ajo kishte shenja te agravuara gripale. Sipas mjekeve te këtij reparti, vajza u paraqit ne gjendje te rende ne spital me temperature shume te ulet. Sipas tyre, edhe sipas shefit te Pediatrisë së Durrësit, Fatmir Shahini, vajza vuante nga “Gripi toksik”, si forma me agresive e virusit te gripit. Pritet që ekipi mjekësor të mblidhet dhe të analizojë gjithë rastin dhe zbardhjen e arsyeve që çuan në vdekjen e vogëlushes 7 vjeçe nga Durrësi./Panorama/
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...