Numri i pacientëve që kanë nevojë për kujdes intensiv është shtatë.
Silva Bino tha në daljen e saj të përditshme për mediat se nga këta shtatë, katër janë të intubuar, çka do të thotë se janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Në total, të shtruar në spital janë 80 qytetarë, 79 në Infektiv dhe një në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar. Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 15 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 67.”
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Korçë. Vetëm në Tiranë numërohen 140 raste. Fjalën e saj, Silva Bino e mbylli duke përsëritur thirrjen për qytetarët që të respektojnë masat e distancimit social./vizionplus
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale