Google ADS

7 orë ‘luftë’ më zjarrin në Dhërmi, zjarrfikësi ‘hero’ zbret në greminën 70 m të thellë dhe shuan flakët

08:30 | 20 Korrik 2018
Arbresh.info

Pas 7 orësh ‘luftë’, janë neutralizuar flakët e zjarrit masiv në Dhërmi.

Një vatër zjarri u aktivizua në orët e mbrëmjes së djeshme, por situate u kthye në alarmante brenda disa minutave. Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës me tre automjete zjarrfikëse të stacionuara gjatë gjithë natës, flakët përhapeshin me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e fortë.

Zjarri rrezikoi edhe disa banesa e biznese aty pranë. Rreth orës 05:00 të mëngjesit të kësaj të premte flakët janë shuar. Report Tv ka mësuar se proptagonist për neutralizimin e zjarrit në Dhërmi është bërë një zjarrfikës i moshës 30-vjeç, S.Dh, i cili ka zbritur me litar në një greminë rreth 70 m të thellë, ku edhe ka gjetur vatrën e zjarrit. Banorët e kanë cilësuar atë si heroin e kësaj ‘beteje’ për të asgjësuar zjarrin.

Flakët po përparonin me shpejtësi dhe nëse nuk bëhej e mundur shuarja, atëherë jo vetëm do ishin shkrumbuar sipërfaqe të mëdha pylli, por njëkohësisht rrezikoheshin seriozisht disa shtëpi banimi si dhe biznese.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme