Harrohet 7 marsi i vërtetë! Luleve ua zënë vendin paratë dhe dhuratat e shtrenjta.
Mëngjesin e sotëm , krahas buqetave nxënënsit janë paraqitur në shkolla me dhurata nga më të ndryshme nëpër duar, të cilat kanë vlera të ndryshme monetare. Gazetarët e “Fiks Fare” në ditën e festës së 7 Marsit përgjatë një vëzhgimi në shkolla të ndryshme të qytetit të Tiranës panë se si në një shenjë vlerësimi dhe dashurie ndaj mësuesit, shumë nxënës kishin zgjedhur t’i stimulonin ata me dhurata të ndryshme . Si zakonisht në vëmendje ishin lule të ndryshme, çanta, aksesorë, ëmbëlsira. Shumë prej nxënësve tregonin që në vend të dhuratave kishin vendosur që buqetën e luleve ta shoqëronin me një zarf ku brenda kishte lekë.
Në shkollën 9-vjeçare “Ali Demi” disa prej nxënësve kishin grumbulluar lekë që dhuratën ta blinin të përbashkët ku shuma më e madhe që ishte grumbulluar nga secili nxënës ishte 8-15 dhe deri në 20 mijë lekë të vjetra.
E ndërsa në shkollën 9 vjeçare “1 Maji” një nxënëse kishte zgjedhur që mësueses së saj t’i jepte në zarf 20 euro, dhe disa nxënës të një klase tjetër treguan se mësueses së tyre i grumbulluan rreth 200 mijë lekë të vjetra sepse nuk dinin se çfarë mund t’i pëlqente.
Nxënësit e shkollës 9 vjeçare “ Mihal Grameno” në Tiranë kanë gjetur një mënyrë të veçantë për dhuratën që kanë zgjedhur për mësuesen. “Kemi mbledhur nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë secili dhe morëm një kupon që mësuesja të shkojë dhe t’i zgjedhë vetë bizhuteritë që pëlqen në argjendari”, tregojnë ata për Fiks fare teksa rendisin dhurata që kanë blerë sot për mësueset e tyre.
Një shitëse e një marketi të vogël pranë shkollës “Mihal Grameno”, tregon sesi një mësuese e kësaj shkolle kishte shkua rnë dyqanin e luleve që ndodhet përballë shkollës dhe kishte shitur buqetat e luleve që nxënësit e saj I kishin dhuruar./tch/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...