Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) mbush 64 vjeç këtë 29 prill.
RTSH është media vizive më jetëgjatë në Shqipëri. Historia e transmetuesit publik lindi në prill të vitit 1960. Më shumë se 6 dekada më parë, për qytetarët shqiptarë erdhi përshëndetja e parë përmes ekranit dhe ishte pikërisht ajo përshëndetje, që shënoi edhe fillimin e historisë që mban emrin Televizioni Shqiptar.
Në ditën kur startoi transmetimi, guri i parë i themelit ishte një film për fëmijë, më pas një dokumentar, një koncert e më tej një film. Ishte pikërisht RTSH e cila kishte një dhuratë për të gjithë brezat. Në vitin 1963 u transmetua edicioni parë i lajmeve, ndërsa në vitin 1965 kamera e vetme e TVSH u zhvendos në stadium për të transmetuar një ndeshje futbolli.
Vitet kalonin dhe ky institucion gjithnjë në rritje solli dhe vijon ende të sjellë të shikuesi të gjitha programet për të gjitha grupmoshat dhe lajmet kryesore nga e gjithë bota, duke u shndërruar në kanalin më të dashur nga të gjithë shqiptarët.
Në vitin 1971 fillon transmetimi i programeve të Qendrës së re të TVSh në të gjithë territorin e vendit. Në vitin 1972, Televizioni Shqiptar transmeton për herë të parë një ndeshje futbolli ndërkombëtar marrë nga RAI 1.
Por kohëra të ndryshme sillnin edhe sfida të ndryshme. Prej vitit 1993 TVSH-ja transmeton programet e saj radiofonike dhe televizive edhe nëpërmjet sateliteve.
Po ashtu që prej vitit 62 ka nisur edhe Festivali i Këngës në RTSH e cila vijon ende të mbetet një nga ngjarjet më të mëdha kulturore në vend, ndërsa që prej vitit 2004 fituesi i këtij festivali merr pjesë edhe në Eurosong. Për 64 vite qindra mijëra njerëz profesionist kanë dhënë kontributin e tyre duke shërbyer me seriozitet ndërsa vazhdonin punën për përcjelljen e lajmit dhe argëtimin e qytetarëve dhe duke hyrë në çdo shtëpi shqiptari.
Tashmë RTSH ka hyrë në një proces rrënjësor rivitalizimi, për t’u rikthyer përsëri i madh në epokën digjitale.
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...