Fabrika ku punonin këtë persona u mbyll në 12 mars për shkak të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Të paktën kjo ju është thënë fillimisht 60 punonjësve nga Korça nga punëdhënësi. Por teksa mësuan se nuk do të pagueshin më u ballafaquan me një tjetër njoftim.
Një punonjëse në fjalën e saj është shprehur se i bie që biznesi ka falimentuar.
“Kemi 20 vjet ne këtë ndërmarrje tani na hedh në rrugë”, është shprehur një tjetër punonjëse.
Ata nuk dinë ku të zgjidhin këtë problematike dhe u detyruan ti drejtohen Drejtorisë të Tatimeve për të kërkuar përfshirjen e tyre në paketat mbështetëse.
“Kemi dalë se kërkojnë pagën e luftës si të gjithë se ne paguajmë sigurimet. Aplikuam njeherë po na u refuzua”.
“Na është thënë se nuk përfitojmë pagë nga shteti meqë ne nuk përfitojmë i bie që të kemi qënë në të zezë po ne e dimë që i paguanin sigurimet.”
Drejtori i Tatimeve në Korçë, Thoma Totonozi jep arsyet se përse këtyre punonjësve është refuzuar paga e luftës.
“Punëtorët nuk përfitojnë pagën e luftës pasi kane aplikuar jashte afatit te përcaktuar. Nuk e përfitojmë pagën e luftës e vetmja zgjidhje është aplikojnë për asistence.”
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...