Ndonëse temperaturat kanë rënë me disa gradë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 6 vatra zjarri.
Probleme ka pasur në pyllin me pisha në fshatin Karmë të Bashkisë Vau i Dejës.
Ndërkohë, zjarri që ra në fshatin Nënshetaj, Njësia Administrative Orosh, Bashkia Mirditë, ka rrezikuar banesat, shkollën 9-vjeçare, kishën e fshatit dhe pyllin me pisha, raporton shekulli.al
Në Otllak të Beratit si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 2 ha me shkurre dhe 80 rrënjë ullinj të moshës së vjetër, ndërsa specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin