Studentët e kanë mbyllur protestën për këtë të premte në orën 16:30, duke paralajmëruar se do të dalin sërish sot.
Ata qëndruan për 6 orë me radhë para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar plotësimin e tre kërkesave të tjera për të cilat nuk kanë marrë zgjidhje.
Për të shtunën që përkon dhe me datën 8 dhjetor, Ditën e Rinisë, mbledhja e studentëve do të nisë nga Korpusi në orë 09:30 për të marshuar më pas drejt Ministrisë së Arsimit.
“U bëjmë thirrje të gjithë studentëve të Tiranës, gjithë gjimnazistëve, qytetarëve të Tiranës të bashkohen tek ne”. U shprehën ata një ditë më parë duke kërkuar nga politika të qëndrojë larg tyre.
Ashtu si ditët e tjera, studentët nuk ikën pa pastruar mbeturinat e mbetura pas protestës.
Një nga thirrjet që është bërë gjerësisht në protestën e djeshme është mbajtja larg e forumeve politike.
Shumë prej studentëve e kanë deklaruar dhe më herët që protesta e tyre lidhet me kushtet ekonomike dhe sociale të tyre dhe nuk ka asnjë ngjyrim partiak.
”Jo politikë, jo politikë”, janë koret e përdorura në masë nga ana e studentëve që janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit. ”Do të kërkojmë dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe më pas do të hyjmë në grevë urie”, është shprehur nga nga studentët e Fakultetit Juridik./TCH
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”