Grida Duma largohet nga politika, dorëzon mandatin e deputetes

10:41 | 8 Nëntor 2022
Vjollca Gajraku

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma në një deklaratë urgjente për mediat ka lajmëruar largimin e saj nga politika, duke lënë mandatin e deputetes.

“Sot kam dorëzuar në Komisionin e Mandateve kërkesën për lënien e mandatit. Fati i njerëzve që përfaqësoj është misioni i vetëm që mund të përgjigjem. Më e thjeshta për mua do të ishte të kisha qëndruar, të prisja mos ndodhnin dështimet”, tha Duma.

Grida Duma e mori mandatin vitin e kaluar në zgjedhjet e 25 prillit.

Duma ka qenë një nga zërat më aktivë të opozitës në Kuvend por edhe në publik./abc/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme