Zjarri në masivin pyjor të Pishporos dhe Darzezës në Fier vazhdon të djegë bimët në ditën e 6 të tij, teksa flakët ndihmohen nga erërat duke bërë që të afrohen pranë zonave të banuara.
Me kërkesë të autoriteteve shqiptare, një avion Canadair nga Greqia është vënë në dispozicion të shuarjes së flakëve për ndërhyrje nga ajri.
Kërkesa për ndihmë nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile në BE, erdhi sipas ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, pasi u konstatua se ishte e vështirë përballimi i situatës me burimet e brendshme.
“Vlerësuam se është e pamundur që kjo situatë është e vështirë të përballohet vetëm me makinat tona zjarrfikëse, apo me mjetet tona zjarrfikëse”.
Për shuarjen e flakëve, në terren po punojnë 5 mjete zjarrfikëse me 20 zjarrfikës, 40 efektivë të forcave të armatosura, forca mbështetëse të bashkisë dhe një buldozer i Ministrisë së Mbrojtjes./tvklan
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...