Njësia Speciale RENEA kreu stërvitje në Bizë.
Kështu bëri të ditur ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha.
Me anët ë një postimi në Facebook, ai ka ndarë sot pamjet e programit stërvitor të Njësisë Speciale RENEA në Bizë, shkruan Arbresh.info.
Njësia Speciale RENEA po stërvitet në bazë të programit stërvitor të miratuar nga Drejtoria e Forcës Kombëtare të Sigurisë, në bashkëpunim me Regjimentin e Helikopterëve Farkë.
“Specialët e RENEA-s në një ditë stërvitje në terren të vështirë malor, duke perfeksionuar zbritjen me litar nga helikopteri. Të gatshëm për të ndërhyrë në çdo situatë emergjence”, ka shkruar ai.
Tema e kësaj stërvitjeje ishte: “Zbarkimi me litar nga helikopteri në zonat malore, duke përdorur teknikën FASTROP, mbulimin e forcave me snajper gjatë zbarkimit”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje është rritja e aftësive profesionale dhe e performancës së trupave operacionale, duke ndërvepruar dhe koordinuar taktikisht me Regjimentin e Helikopterëve Farkë, për t’iu përgjigjur në kohë situatave të ndryshme reale.
Sipas tij, stërvitja e përbashkët u realizua me sukses duke arritur qëllimin e saj. Në përfundim të stërvitjes u ra dakord që eksperienca të tilla të vazhdojnë dhe në të ardhmen.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit