Ministria e Shëndetësisë do të përfitojë gjatë 2 viteve të ardhshme rreth 5.8 milionë dollarë nga Fondi Global për të Luftuar SIDA-n, Tuberkulozin dhe Malarien.
Qeveria ka miratuar marrëveshjen e grantit, e cila vjen me një plan të detajuar dhe objektiva që pritet të realizohen në kohë.
Grupet që pritet të jenë përfituesit më të mëdhenj nga ky plan janë: personat që injektojnë drogë, punonjësit e seksit, meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj, personat e burgosur, gratë shtatzënë dhe pacientët me tuberkuloz.
Fokusi do të vendoset si në parandalimin e këtyre sëmundjeve, ashtu edhe në trajtimin e personave të prekur nga to.
Në kuadrin parandalues, synohet që të rriten rastet e testimit për HIV/AIDS, rritja e përdorimit të prezervativit, rritja e përdorimit të mjeteve injektuese sterile tek personat që marrin drogë me injeksion dhe rritja e njoftimit të rasteve me tuberkuloz.
Terapia Mbajtëse me Metadon do të mbështesë duke filluar nga viti 2020 250 klientë, si edhe kostot operacionale të qendrave TMM. Ndërsa pas grantit, qeveria zotohet të sigurojë këtë shërbim tërësisht vetë.
Qeveria zotohet gjithashtu të shtojë investimet për rritjen e kapaciteteve për programet kombëtare për SIDA-n dhe TB-në, si edhe të rrisë përqindjen e personave që arrihen nga këto programe.
Pjesa më e madhe e fondeve të grantit (42%) do të shkojë për burimet njerëzore dhe kostot e udhëtimit, për një total prej 2.4 milionë dollarësh. 703 mijë dollarë do të shkojnë për barna, ndërsa 594 mijë dollarë për produkte shëndetësore jo farmaceutike. Shërbimet e jashtme profesionale zënë 15% të fondit total, me 880 mijë dollarë.
Ndarë sipas programeve, shuma më e madhe do të shpenzohet për programet e parandalimit për personat që marrin drogë me injeksion, si edhe për sistemet e informacionit shëndetësor dhe monitorimit e vlerësimit.
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...