Shqipëria është shndërruar në një landfill të madh mbetjesh, të cilat hidhen pa kriter në çdo cep të vendit.
Instituti i Statistikave raportoi se vetëm vitin e kaluar në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë u derdhën 563 mijë tonë mbetje të ngurta urbane, të cilat nuk u përpunuan apo depozituan në landfilled e posaçme, por janë shpërndarë dhe hedhur pa kriter duke kërcënuar seriozisht ambientin.
Ndonëse krahasuar me një vit më parë, treguesit e menaxhimit të mbetjeve kanë shënuar përmirësim, sërish pjesa e mbetjeve që nuk përpunohen mbetet në nivele dramatike.
Sipas të dhënave nga INSTAT në total vitin e kaluar Shqipëria prodhoi 1.8 milionë mbetje të ngurta urbane. Por nga këto arriti të menaxhojë vetëm 1 milionë e 250 mijë tonë, ndërsa 563 mijë tonë të tjera janë shpërndarë në ambient.
Por si trajtohet pjesa e mbetjeve urbane që menaxhohen? Sipas INSTAT, pjesa dërrmuese depozitohen në landfill. Në vitin 2016, rreth 77.5 % e sasisë totale të mbetjeve të menaxhuara ose gati 790 mijë tonë tonë u depozituan në landfill. Metoda e dytë e menaxhimit është ajo e riciklimit me 17.4 për qind, ndërsa 3.4 për qind përpunohen përmes inceneratorëve.
Dy vjet më parë qeveria tentoi të rikthejë ligjin që I hap rrugë importit të mbetjeve nga jashtë. Dhe per këtë lobuan kompanitë që punojnë me riciklimin e mbetjeve.
Por siç tregojnë të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT, Shqipëria nuk arrin të menaxhojë dot mbetjet që prodhohen në vend duke lënë çdo vit të patrajtuara mijëra tonelata plehrash që derdhen pa kriter nëpër qytetet dhe fshatrat e vendit./Top Channel
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet